Çertifikatatat

LICENSE-E-SHOQERISE-E-RE


Untitled-1


Vendndodhja

Click to open larger map

Rreth Nesh

Shoqëria “BENI” sh.p.k është themeluar në bazë të legjislacionit Shqiptarë, konkretisht të ligjit nr.7638 datë 19.11.1992 “Për shoqërite Tregëtare”, me vendim gjykate Nr.22462 datë 20.12.1999, me kohëzgjatje mbi 10 vjet me kapital fillestare 100 000 lekë. Objekti i veprimtarise është:

1. Projektim dhe ndërtim i veprave të ndryshme të infrastrukturës

2.Objekteve industriale, bujqësore, blegtorale, social-kulturore, tregtare dhe private, banesa vetiake, rrugë etj

Veprimtaria e shoqërise bazohet në statusin e saj, i cili në bazë ka zbatimin e ligjeve në fushën e ndërtimeve. Selia e shoqerisë ndodhet në Kukës, Lagjia nr.5 pall.21 .Ap. nr.3. Veprimtaria e punimeve ka filluar në bazë të liçensës me nr.Z 2207 date 18.12.1997 me drejtues ligjor dhe drejtues teknik Nazmi Sinaj.

Lëshuar nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit Tiranë. Aktualisht shoqëria ushtron veprimtarinë e saj me liçensën nr.NZ.3352/4 lëshuar me 3.11.2008 me afat deri më 3.11.2019. Përveç liçnsës në fushën ndërtimore, shoqëria është paisur dhe me leje profesionale nr.356 date 22.03.2007 për studime e projektime dhe zbatim punimesh në fushën sistemit pyjor lëshuar nga komisioni i lejeve profesionale, prane Ministrise Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave Tirane.

Shoqëria është regjistruar pranë Degës Tatim-Taksave Kukës me numurin identifikues të personit të tatueshëm (NIPT) me numër K07713214 A. Shoqëria mban dhe çertefikatën e organit tatimore Kukës me kod fiskal nr.1900598 datë 20.02.1999.